E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAlban Bushi vazhdon udhëheqjen e Kombëtares U-21 të Shqipërisë deri në vitin...

Alban Bushi vazhdon udhëheqjen e Kombëtares U-21 të Shqipërisë deri në vitin 2026

Trajneri shqiptar Alban Bushi ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për të vazhduar udhëheqjen e Kombëtares U-21.

Ai do të qëndrojë në këtë pozitë deri në fund të vitit 2026, njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në Facebook.

“Federata e Futbollit bën me dije se Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026, pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës së re”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT