E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/alarmon-eksperti-rruga-decan-peje-me-rrezikshmeri-te-larte-video12/Alarmon eksperti! Rruga Deçan-Pejë, me rrezikshmëri të lartë (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/alarmon-eksperti-rruga-decan-peje-me-rrezikshmeri-te-larte-video12/Alarmon eksperti! Rruga Deçan-Pejë, me rrezikshmëri të lartë (VIDEO) – Klan Kosova

Niveli i rrezikshmërisë është shumë i lartë në rrugën tranzit që lidh Deçanin me Pejë dhe disa fshatra tjerë.

Këtë përveç që e thonë banorët, e konfirmon edhe vetë njohësi dhe eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

Sipas tij, pikërisht në këtë segment rruge, që vazhdimisht është i ngarkuar nga automjete me pesha të rënda e të lehta, ka pika të zeza që i ka identifikuar, raporton Kiks Kosova.

Pikat e zeza nënkuptojnë pjesët ku ka rrezikshmëri më të lartë, gjatë ngasjes.

Po ashtu në këtë vend, sipas tij, janë edhe 32 pika konflikti, që do të thotë se janë pikat ku ndodhin më së shpeshti aksidente.

Profesori universitar tha për Kiks Kosovën se gjendja pothuajse e njëjtë si në rrugën Pejë-Deçan, është edhe në rrugët Kijevë-Malishevë e Rozhajë.

Edhe në këto tranzite, sipas ekspertit, ka pika të zeza dhe pika të konfliktit të cilat i kanë identifikuar së bashku me studentët e tij.

Zgjidhja për këto probleme, njohësi i komunikacionit, thotë që duhet bërë nga vet Ministria e Infrastrukturës.

Dhe vetëm në këtë mënyrë, do të zvogëlohej numri i aksidenteve.

Dedaj thekson që eliminimi i pikave të konfliktit bëhet përmes metodave projektuese të qarkullimeve rrethore ose metodave tjera përkatëse. /Klankosova.tv

The post Alarmon eksperti! Rruga Deçan-Pejë, me rrezikshmëri të lartë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT