E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/alarmi-per-bombe-pamundeson-seancen-e-42-te-zogaj-besoj-qe-do-e-vazhdojme-pas-disa-oreve/Alarmi për bombë pamundëson seancën e 42-të, Zogaj: Besoj që do e...

https://klankosova.tv/alarmi-per-bombe-pamundeson-seancen-e-42-te-zogaj-besoj-qe-do-e-vazhdojme-pas-disa-oreve/Alarmi për bombë pamundëson seancën e 42-të, Zogaj: Besoj që do e vazhdojmë pas disa orëve – Klan Kosova

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj është prononcuar para medieve pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.

Si shkak i këtij kërcënimi, seanca e 42-të konstituive nuk u mbajt, derisa Zogaj shton se beson që pas disa orëve do vazhdojë kjo seancë, pas procedurave të kryera nga institucionet e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

“Krejt çka na është thënë dhe urdhëruar është që ta lirojmë objektin e Kuvendit, por besoj dhe shpresoj që do të ketë procedura të kërkimit tash, dhe pastaj na fton kryesuesi në seancë, ne po presim,jemi këtu. Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën”, tha Zogaj.

The post Alarmi për bombë pamundëson seancën e 42-të, Zogaj: Besoj që do e vazhdojmë pas disa orëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT