Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani i cili ka qenë aty për t’a përcjellur seancën, ka dhënë detaje në lidhje me situatën e sotme në Kuvend, ku kishte alarm për bombë.
Ai tha se në minutat e parë, kur deputetët filluan të dalin nga objekti, situata ishte më e tensionuar, sepse siç u shpreh ai, nuk kishin as informacione të shumta.
Gajtani tutje tha edhe detaje të tjera për atë se kush ishte i pari që e dha lajmin dhe ku ishin deputetët e VV-së e LDK-së në atë moment.
“Sidomos ata minutat e parë prej kur kanë filluar të dalin deputetët, ishte një situatë më e tensionuar, sigurisht edhe ata kishin shumë pak informacion se me çfarë kishin të bëjnë, pavarësisht që edhe tek mediat i pari që kishte dalur për të lajmëruar jashtë ishte deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e tha shkurtimisht atë se çfarë i ishte thënë nga policia, që duhet ta lirojnë sallën”.
“Lëvizja Vetëvendosja kanë qenë në zyrën e grupit parlamentar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë qenë mbase duke i bërë përgatitjet finale para se të nis vazhdimi i 42-të i konstituimit të Kuvendit dhe meqë kanë qenë në zyret e grupit kanë dalur kah hyrja që është kah sheshi “Ibrahim Rugova” meqenëse ka qenë dalja më e afërt e tyre dhe janë udhëzuar që të largohen nga objekti”, u shpreh tutje Gajtani.
The post Alarmi për bombë, gazetari Gajtani jep detaje për situatën e sotme në Kuvend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.