E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/alarmi-per-bombe-collaku-cdo-gje-qe-mund-ta-ve-ne-dyshim-stabilitetin-e-kosoves-vjen-nga-serbia-video/Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim...

https://klankosova.tv/alarmi-per-bombe-collaku-cdo-gje-qe-mund-ta-ve-ne-dyshim-stabilitetin-e-kosoves-vjen-nga-serbia-video/Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia (VIDEO) – Klan Kosova

Profesori i lëndëve të sigurisë, Fatmir Çollaku sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me alarmin për bombë dje në Kuvendin e Kosovës, i cili rezultoi të jetë i rrejshëm.

Ai tha se këto kërcënime duhet pranuar me seriozet nga organet relevante të Kosovës.

“Këto kërcënimet përmes telefonatave për mjete shpërthyese dhe ngjashëm natyrisht se duhet pranuar me seriozitet, pra institucionet relevante dhe në Republikën e Kosovës është vepruar ashtu”.

“Është bërë një punë e mirë dje dhe në fund rezultoi që është një lajm i rrejshëm. Unë e kam thënë dje që prejardhje e kësaj informate, gjegjësisht tabori është nga Serbia dhe ashtu doli”, u shpreh ai.

Çollaku tha se gjithçka që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës, siç u shpreh ai, vjen nga Serbia, përcjell Klankosova.tv.

“Do të thotë se ne nuk kemi armiq të tjerë përveç fqinjit tonë verior dhe çdo gjë që mund të vëjë në dyshim stabilitetin e Kosovës është e orientuar kundër rendit juridik kushtetues në Republikën e Kosovës vjen nga Serbia fatkeqësisht, prandaj edhe organet tona duhet të jenë në nivel të detyrës, ashtu edhe siç janë”

“Normal që duhet të merret seriozisht dhe duhet të vazhdojnë hetimet deri tek zbulimi i plotë se kush qëndron prapa kësaj informate, gjegjësisht këtij kërcënimi dhe të parandalohen kërcënimet reale të cilat në të ardhmen mund të jetë të tilla”, tha profesori.

Ai gjithashtu shtoi se këto kërcënime bëhen më qëllim që të krijohet pasiguri tek qytetarët e Kosovës.

“Krejt këto kërcënime të cilat nuk janë të reja tani, janë disa me numër, të cilat reflektojnë dhe paraqesin për mua, disa skenare për një përpjekje të vazhdueshme të Serbisë, përmes mekanizmave të ndryshme për të vepruar në mënyrë që të mbjellet pasiguria, të krijohet pasiguria tek qytetarët dhe të humbet apo luhatet besimi i qytetarëve të Kosovës për institucionet e vendit dhe në përgjithësi për shtetin e Kosovës”, u shpreh tutje Çollaku./Klankosova.tv

The post Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT