Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm për valixhe të dyshimtë në Tiranë, policia: Brenda kishte vegla ndërtimi

Alarm për valixhe të dyshimtë në Tiranë, policia: Brenda kishte vegla ndërtimi

Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit për një valixhe të dyshimtë që u gjet pranë ish-kinemasë “17 Nëntori”.

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi, shkruan A2CNN.

“Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla Operative se në rrugën ‘Bardhok Biba’, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT