E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAlarm për prindërit kosovarë: Rreptësisht ndaloni përdorimin e telefonit te fëmijët (VIDEO)

Alarm për prindërit kosovarë: Rreptësisht ndaloni përdorimin e telefonit te fëmijët (VIDEO)

”Pa telefon nuk rrinë”.

Këtë shprehje jemi mësuar ta dëgjojmë shpësh kohëve të fundit nga prindërit për fëmijët e tyre.

Madje edhe atë se të vegjlit e tyre nuk han ushqimin pa e pasur telefonin në dorë.

E kjo mënyrë e rritjes së fëmijëve ka ngritur alarmin te logopedët e psikologët.

Logopedja, Elona Ismajli ka bërë të ditur se në klinikën ku ajo punon, cdo ditë e më shumë po paraqiten raste kur fëmijët po flasin gjuhën angleze dhe nuk po dinë t’i lidhin dy fjalë shqip.

Për këtë problem, ajo fajin ia lenë prindërve, të cilët sipas saj, nuk po i kushtojnë mjaftueshëm kohë fëmijëve të tyre.

Ajo kërkon nga ta që rreptsisht t’ua ndalojnë fëmijëve të moshave të hershme përdorimin e telefonit.

Sipas saj, gjuha angleze është përfim i madh, mirëpo shqipja është gjuha që duhet të jetë primarja.

Ajo thotë se prindërit duhet t’ju flasin fëmijëve në gjuhën shqipe.

Logopedja shpjegon se edhe nëse fëmijët marrin terapi logopedike dhe psikologjike për të mësuar shqip, nëse prindërit vazhdojnë t’i ekspozojnë para përmbajtjeve në gjuhë angleze, e gjithë puna shkon kot.

Logopedja Ismajli, madje kërkon nga prindërit që pasi të kthehen nga puna, t’i heqin telefonat nga dora e të merren me fëmijët e tyre.

E gjithë ky problem, sipas psikologut për fëmijë, Jeton Selimi, ka filluar të marrë përmasa që nga pandemia e COVID-19, kur fëmijët u izoluan dhe u ekspozuan më shumë ndaj teknologjisë dhe gjuhës angleze përmes saj.

Ai shpjegon se fëmijët e moshave 2 deri 3 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, pasi kjo është periudha kur ata fillojnë të flasin.

Selimi thotë se përdorimi i dy gjuhëve nuk është problem nëse ato përdoren në mënyrë të drejtë dhe të balancuar, por kur anglishtja bëhet gjuha dominante për shkak të ndikimit të pajisjeve teknologjike, atëherë fillojnë vështirësitë.

The post Alarm për prindërit kosovarë: Rreptësisht ndaloni përdorimin e telefonit te fëmijët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT