Përgjegjësi i zjarrfikësve në rajonin e Prizrenit, Xhevdet Ibrahimaj në një lidhje direkte ne “Weekend” në Klan Kosova tha se zjarret po shkaktohen nga temperaturat e larta.
Sipas tij, zjarret po vijnë si pasojë e rrezeve të forta dhe xhamave të thyer në rrugë, e, më pak nga faktori njeri.
“Sot në qytetin e Prizrenit situata është e qetë, për momentin. Janë kanë disa fshatra dhe lagje të përfshira nga zjarri. Ne dje kemi dal në vend ngjarje së bashku me Policinë e Kosovës. Së pari kemi bërë evakuimin e qytetarëve për të parandaluar rreziqet”, tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj bën të ditur se në ka dëme të mëdha në lagjet dhe fshatrat që pati zjarre.
Ai tha se rreziku ka qenë i madh, por arritën ta parandalojë atë.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Alarm në Kosovë: Zjarret rrezikojnë jetë e pasuri në disa rajone (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.