E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAlarm në ajër: Avioni mbetet 10 minuta pa pilot në mes të...

Alarm në ajër: Avioni mbetet 10 minuta pa pilot në mes të fluturimit

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një fluturim të kompanisë gjermane Lufthansa në shkurt, kur bashkëpiloti i një Airbus A321 humbi ndjenjat teksa ndodhej i vetëm në kabinën e pilotit. Avioni mbeti pa asnjë pilot aktiv për rreth 10 minuta, ndërsa në bord ndodheshin mbi 200 pasagjerë.

Sipas raportit përfundimtar të autoriteteve spanjolle, i publikuar të enjten, incidenti ndodhi gjatë fluturimit nga Frankfurti drejt Seviljes. Kur avioni ndodhej tashmë në hapësirën ajrore të Spanjës dhe afërsisht 30 minuta larg destinacionit, kapiteni kishte lënë kabinën për arsye personale, pasi ishte siguruar se bashkëpiloti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Tetë minuta më vonë, kur tentoi të kthehej, ai e gjeti derën e kabinës të mbyllur dhe bashkëpilotin pa ndjenja. Përpjekjet për të hyrë brenda përmes fjalëkalimit dështuan pesë herë, ndërsa edhe përpjekjet për të kontaktuar përmes interfonit ishin të pasuksesshme. Një asistente fluturimi u përfshi në përpjekjet për komunikim, por nuk pati përgjigje.

Në momentin e fundit, u aktivizua sistemi emergjent për hapjen e derës. “Pak para se të skadonte kohëmatësi përkatës, bashkëpiloti rifitoi pjesërisht vetëdijen dhe hapi derën,” thuhet në raport.

Bashkëpiloti 38-vjeçar u përshkrua si “i zbehtë, i djersitur dhe kishte lëvizje të pazakonta”. Kapiteni kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa ekuipazhi dhe një mjek i pranishëm në avion ofruan ndihmën e parë. Më pas, fluturimi u devijua drejt Madridit, ku avioni u ul me sukses dhe bashkëpiloti u dërgua në spital.

Shkaku i kësaj situate u identifikua si një krizë epileptike e papritur, e lidhur me një çrregullim neurologjik. “Paaftësia e papritur dhe e rëndë” e pilotit ishte thuajse e pamundur për t’u zbuluar më herët, përveç nëse kishte shfaqur simptoma gjatë kontrolleve mjekësore të mëparshme, thuhet në raport.

Si masë parandaluese, autoritetet spanjolle kanë rekomanduar që Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA)të këshillojë kompanitë ajrore për të rishikuar rreziqet që lindin kur vetëm një pilot ndodhet në kabinën e avionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT