E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeSportAl-Hilal shpreh interesim për Bruno Fernandesin – Indeksonline.net

Al-Hilal shpreh interesim për Bruno Fernandesin – Indeksonline.net

Al-Hilal po kërkon të bëjë një surprizë të madhe para Kupës së Botës për Klube.

Sipas “L’Eqipue”, klubi saudit ka hedhur sytë te Manchester Unitedi, ku ka shprehur interesim për kapitenin e skuadrës, Bruno Fernandes.

Zyrtarët e skuadrës që aktualisht renditet e dyta në Ligën Profesionale Saudite thuhet se i kanë paraqitur një ofertë zyrtare mesfushorit 30-vjeçar portugez për një kontratë tre-vjeçare. Ndërkohë, Fernandes është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në qershor të vitit 2027.

Fernandes ka bërë 52 paraqitje duke shënuar 19 gola dhe 18 asistime, në një sezon i cili ka qenë më i dobëti për “Djajtë e Kuq” në shekullin 21./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT