E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeSportAl-Ahli shpallet kampioni i ri i Azisë – Indeksonline.net

Al-Ahli shpallet kampioni i ri i Azisë – Indeksonline.net

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ata arritën të mposhtën skuadrën japoneze, Kawasaki Frontale 2-0 me ndeshjen që u zhvillua në “King Abdullah Sports City” në Jeddah.

Golat i realizoi Galeno në minutën e 35-të dhe Kessie në minutën e 42-të.

Vlen të theksojmë se në këtë skuadër luan edhe Ezgjan Alioski, duke u bërë shqiptari i parë që fiton këtë garë.

Këtë garë Al-Ahli e fitoi për herë të parë në histori të tyre, pasi që nuk kishin pasur sukses në këtë garë më parë.

Me këtë fitore Al-Ahli është kualifikuar në “FIFA Intercontinental Cup” si dhe do të luajnë në Botërorin e Klubeve që zhvillohet në verë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT