Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me akuzat për shmangien e logos së partisë gjatë fushatës, duke i hedhur poshtë ato, teksa tha se lidhja e tij me Partinë Demokratike të Kosovës, është e fortë dhe organike.
Ismaili tha se është i gatshëm të punojë edhe me kundërshtarë politik, siç u shpreh, për të mirën e Prishtinës.
“Unë jam nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, jam zgjedhur tri herë deputet dhe të tri herë jam zgjedhur si deputeti më i votuar i PDK-së, pas kryetarit apo kandidatit për kryeministër. Lidhja ime me Partinë Demokratike të Kosovës është shumë e fortë dhe është shumë organike, mirëpo unë e kam treguar që në këtë fuqi që ma jep votuesi, unë qëndroi të jem në shërbim të krejt qytetarëve”, u shpreh ai.
Kandidati për kryetar të Prishtinës tha se edhe pse e ka logon e PDK-së, ai është vet logo e partisë dhe se njerëzve u kërkon që, siç u shpreh, ta votojnë Uranin.
“Jam i gatshëm të punojë me çdo njeri, ekspert, por edhe kundërshtarë politik, për të mirën e Prishtinës, pra me i pru si kryetar të mira Prishtinës, nuk më ndal me thirr një ekspert pse është i partisë tjetër, e që tek ne këto mure janë krijuar dhe në këto mure ka pësuar Prishtina, shikoni lagjet tona, shikoni jetën tonë, nuk kemi rezultate me vite e vite, na është përkeqësuar jeta në Prishtinë”.
“Pse? Sepse njerëzit e marrin votën tonë, mundohen ta marrin nëpërmjet votës së partisë, unë edhe pse e kam logon e partisë, unë jam logo vet e partisë, por unë si ministër kam qenë ministër i krejtve, si kryetar jam kryetar i krejtve, me u fsheh njeriu pas logos së partisë, tregon për pasigurinë e kandidatit, unë u them njerëzve me votoni mua, votone Uranin, sepse do t’i shihni përmirësimet që do të ndodhin çdo muaj”, tha tutje ai./Klankosova.tv
The post Akuzat për shmangie e partisë, Ismaili: Lidhja ine me PDK-në është e fortë, jam vet logo e partisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.