E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAkuzat e Haxhiut: Llaban punon për BIA, ka raporte me Radoiçiqin (VIDEO)

Akuzat e Haxhiut: Llaban punon për BIA, ka raporte me Radoiçiqin (VIDEO)

Aleksandar Vlajic e pranoi vetë se shërbeu si agjent i BIA-s serbe, për çka u dënua me 5 vjet burg.

Për të, Policia e Inteligjenca e Republikës kishin kryer paraprakisht hetime rreth bashkëpunimit me Agjencinë Serbe për Inteligjencë, sikur edhe për 5 individë tjerë vetëm gjatë vitit të fundit, por nuk flasin për njërin që u denoncua publikisht, dy herë.

Pas presidentes, edhe ministrja në detyrë e drejtësisë e akuzon gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban si bashkëpunëtor të BIA-s e terroristëve tjerë.
Një herë që Albulena Haxhiu e pati në dorë të marrë një vendim për Llaban, e refuzoi.

Këto akuza për gjyqtarin kushtetues, pretendentja për postin e kryeparlamentares i bëri dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe për këtë rast ajo e akuzoi institucionin më të lartë të drejtësisë në vend.
Tha se Vetëvendosje tregon më vonë a e zbaton vendimin.

Edhe për ri-propozimin e saj për kryeparlamentare, Haxhiu tha se vendos, Vetëvendosje.

The post Akuzat e Haxhiut: Llaban punon për BIA, ka raporte me Radoiçiqin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT