E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAkuzat e familjarëve: Shteti s’ndihmon policin që shërbeu në veri (VIDEO)

Akuzat e familjarëve: Shteti s’ndihmon policin që shërbeu në veri (VIDEO)

Në këtë zonë të veriut të Kosovës në mesin e shumë policëve të tjerë ka shërbyer edhe togeri, Bekim Ferizi.

Por, hallet me shëndetin ia kanë pamundësuar vazhdimin e zbatimit të detyrave në terren.

I njëjti para një muaji, pësoi arrest kardiak.

Trajtimi i tij në Kosovë u tha të tjerë i pamundur, ndaj u rekomandua t’i drejtohet shtetit turk.

Por, për të po kërkohen 140 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për familjen e tij.

Ndaj është hapur një fond, ku deri në këto momente janë siguruar 50 mijë euro, derisa për 90 mijë të tjerat, po pritet nga vullnetmirët.

Para prej gjepave të tyre, nxorën edhe shumë zyrtarë policorë.

Mbështetjen për të e shprehën edhe publikisht.

Tash Ferizi, babai i 4 fëmijëve është i shtrirë prej 5 ditësh në një spital në Turqi.

Deri më tani nuk është ndihmuar asnjë cent nga shteti.

Familjarët janë të zhgënjyer me trajtimin që iu bë nga vendi ku dha kontribut prej disa vitesh.

Klani mëson se gjendja e tij shëndetësore është stabile, ani pse është pa vetëdije dhe po vazhdon trajtimin me terapi neurologjike.

Për detaje ndiqeni kronikën e mëposhtme:

 

 

 

 

The post Akuzat e familjarëve: Shteti s’ndihmon policin që shërbeu në veri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT