Në fshatin Pilafe, pranë Peshkopisë, është regjistruar një incident serioz vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy automjete dyshohet se përfshijnë eksponentë të Partisë Socialiste janë parë duke shpërndarë para në këmbim të votës. Kjo lëvizje është vënë re nga persona të Partisë Demokratike, të cilët menjëherë kanë bërë denoncimin.
PD pretendon gjithashtu se gjatë këtij momenti ka pasur të shtëna me armë dhe një person të plagosur, ndonëse policia nuk ka konfirmuar ende këto pretendime. Automjetet e dyshuara janë gjetur të braktisura dhe janë kontrolluar nga autoritetet, por pa gjetur armë në to.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me këtë rast.
Ndërkohë, Partia Demokratike në Dibër ka deklaruar se ka filmuar babain e kandidatit të PS-së, Daniel Gjura, gjatë një akti të dyshuar të blerjes së votave. Sipas PD-së, pas krijimit të një situate tensioni, ai është larguar me vrap dhe gjatë largimit dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);