Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e qytetit të Prizrenit janë të qarkullueshme, megjithatë vozitësit këshillohen që të drejtojnë me kujdes, pasi ngricat nuk mungojnë nëpër rrugë.
Lidhur me këtë, gazetari korrespodent i “Ora 7”, Nuhi Salihu raportoi për një aksident të ndodhur mbrëmë në rrugën Prizren-Prevallë, transmeton Klankosova.tv.
“Në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e ngricave ndodhi një aksident mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar. Njëra veturë ishte me targa të Kosovës tjera me të Shqipërisë”, tha Salihu.


