E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/aktvendimi-tjeter-i-komerciales-per-zrre-ne-avokatja-osmani-hap-i-rendesishem/Aktvendimi tjetër i Komerciales për ZRrE-në, avokatja Osmani: Hap i rëndësishëm -...

https://klankosova.tv/aktvendimi-tjeter-i-komerciales-per-zrre-ne-avokatja-osmani-hap-i-rendesishem/Aktvendimi tjetër i Komerciales për ZRrE-në, avokatja Osmani: Hap i rëndësishëm – Klan Kosova

Avokatja Blinera Osmani-Bislimi e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm aktvendimin e ri të Gjykatës Komerciale, e i cili kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve të mëdha në treg të hapur.

Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë aktvendimin në fjalë, duke theksuar se do të mbrohen edhe të drejtat e klientëve si dhe do të respektohet ligji.

“Gjykata Komerciale ka miratuar kërkesën tonë për caktimin e masës së sigurisë, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit dhe njoftimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut të energjisë, deri në vendimin përfundimtar gjyqësor”, u shpreh Osmani-Bislimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të klientëve tanë dhe respektimit të ligjit”, tha e njëjta. /Klankosova.tv

Ky është vendimi:

The post Aktvendimi tjetër i Komerciales për ZRrE-në, avokatja Osmani: Hap i rëndësishëm appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT