Aktori Aaron Phypers tregon pamjet e shtëpisë së ‘shkatërruar’ – fajin ia lë ish-bashkëshortes

Aktori Aaron Phypers tregon pamjet e shtëpisë së ‘shkatërruar’ - fajin ia lë ish-bashkëshortes

Bashkëshorti i aktores amerikane, Denise Richards, Aaron Phypers, ka zbuluar se si duket rezidenca e tyre me qira në mes të divorcit të tyre të trazuar.

Ai e akuzoi atë se e kishte lënë shtëpinë në rrëmujë përpara se të largohej.


Gjatë paraqitjes si i ftuar në emisionin ‘Inside Edition’, tregoi, ndër të tjera, dhomat ku ishin të shpërndara rrobat.

Foto: Inside Edition

Ka shfaqur gjithashtu një dysheme të mbuluar me njolla. Richards mohoi shkatërrimin e rezidencës dhe, në dokumentet që i paraqiti gjykatës, deklaroi se nuk kishte jetuar atje për dy vjet.

Ajo më parë akuzoi Phypers dhe familjen e tij për shkaktim të dëmeve serioze të pronës. Ai aktualisht jeton këtu me prindërit dhe të vëllanë.

Foto: Inside Edition

Phypers paraqiti kërkesë për divorc në korrik për shkak të “dallimeve të papajtueshme”.

Ata qëndruan të martuar për gjashtë vjet. Aktorja i kërkoi gjykatës ta lejonte të nxirrte sendet e shtëpisë pa shkelur urdhrin e ndalimit që kishte marrë. Gjykata e miratoi kërkesën e saj.

Foto: Inside Edition

Ajo më parë e akuzoi ish-bashkëshortin e saj për abuzim fizik dhe postoi foto të syrit të saj të ënjtur. /Telegrafi/