Aktivistja Albulena Fazliu është në mesin e aktivistëve të ndaluar nga Ushtria e Izraelit. Ajo ishte pjesë e flotës “Globale Sumud”, që kishte për qëllim të dërgonte ndihma humanitare në Gaza.
Flota u ndalua të mërkurën nga Ushtria e Izraelit, ndërsa qindra aktivistë janë ndaluar.
“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kërkojnë nga Izraeli lirimin e Fazliut, e cila jeton në Gjermani.
“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu. Albulena është refugjate e luftës nga Kosova në Gjermani e cila tashmë është kidnapuar nga Izraeli. Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marrë pozicion politik dhe të thërrasë për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli. Shteti dhe shoqëria jonë duhet të qëndrojnë krah Albulenës, popullit palestinez dhe gjithësecilës/it që është duke u angazhuar që Palestina të jetojë, dhe të jetojë e lirë”, ka njoftuar “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!