E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAktgjykimi i Supremës: Shfuqizimi i Udhëzimit të Hekuran Muratit për arkat fiskale...

Aktgjykimi i Supremës: Shfuqizimi i Udhëzimit të Hekuran Muratit për arkat fiskale bëhet i plotfuqishëm

Gjykata Supreme më 15 korrik, e ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Ky udhëzim u nënshkrua nga Murati më 15 prill të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

“Gjykata gjeti se Udhëzimi Administrativ në fjalë ishte nxjerrë ne kundërshtim me ligjet. Sipas aktgjykimit, ministri në dorëheqje nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Supremës transmeton Klankosova.tv.

Shfuqëzimi i këtij UA, u publikua sot edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale

The post Aktgjykimi i Supremës: Shfuqizimi i Udhëzimit të Hekuran Muratit për arkat fiskale bëhet i plotfuqishëm appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT