E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/aktakuze-per-shpelarje-parash-ne-prishtine-sekuestrohen-pese-parcela-toke/Aktakuzë për shpëlarje parash në Prishtinë, sekuestrohen pesë parcela tokë - Klan...

https://klankosova.tv/aktakuze-per-shpelarje-parash-ne-prishtine-sekuestrohen-pese-parcela-toke/Aktakuzë për shpëlarje parash në Prishtinë, sekuestrohen pesë parcela tokë – Klan Kosova

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën  Themelore në Prishtinë, aktakuzë kundër të pandehurit G.S për veprën penale “shpëlarje e parasë” , në lidhje me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

I pandehurit G.S. akuzohet se duke qenë në dijeni se shuma prej 898,937.84 euro, buron nga veprimtaria kriminale, e ka pranuar dhe menaxhuar këtë pasuri me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së saj, gjatë periudhës kohore 2019–2023, përmes kontratave fiktive dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar jashtë territorit të  Kosovës.

“Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, meqenëse Prokuroria Speciale ka dyshim të bazuar se biznesi është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri, me qëllim të qarkullimit të mjeteve dhe maskimit të produkteve të aktivitetit kriminal”.

“Prona që është objekt i aktakuzës, e që përfshin pesë parcela tokësore në vlerë prej rreth 355,800.00 euro, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, është sekuestruar nga Gjykata dhe është propozuar konfiskimi i saj pas përfundimit të procesit gjyqësor”.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ndaj personit juridik të shqiptohet dënim me gjobë dhe sanksion penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa ndaj të pandehurit të shqiptohet dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për llojin dhe veprimtarinë që ka ushtruar si person përgjegjës i personit juridik të lartpërmendur”, njofton kjo prokurori, transmeton Klankosova.tv.

The post Aktakuzë për shpëlarje parash në Prishtinë, sekuestrohen pesë parcela tokë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT