E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeAktakuzë për serbin që sulmoi KFOR-in e policinë gjatë majit të 2023-ës...

Aktakuzë për serbin që sulmoi KFOR-in e policinë gjatë majit të 2023-ës në Zveçan

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit M.D., për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.

Sipas Prokurorisë Speciale, pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar se i pandehuri M.D., më 29 maj të vitit 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit e tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri M.D, më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se prokurori nga Prokuroria Speciale, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti.

Gjatë majit të vitit 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit ishin organizuar protesta të dhunshme, ku nga persona të maskuar ishin sulmuar Policia e Kosovës, KFOR-i e gazetarët.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498