Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për posedim të rreth 1 kg marihuanë dhe armë pa leje

Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për posedim të rreth 1 kg marihuanë dhe armë pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K, për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me 11 korrik të vitit 2025, në garazhin e shtëpisë, pa autorizim e me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë bruto prej 959.3 gram, në atë mënyrë që ditën kritike Policia e Kosovës gjatë punës operative në teren, kanë pranuar informatë se i pandehuri B.K në shtëpinë e tij ka në posedim një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me ç ‘rast Policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpi dhe në objektet përcjellëse, pikërisht në garazhet e të pandehurit është gjetur dhe sekuestruar drogë e lartcekur.


I pandehuri,B.K, po ashtu akuzohet se me datë 11 korrik 2025, gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe një armë zjarri e llojit “Zoraki”, një karikator dhe dy fishekë pa leje përkatëse dhe në posedim të paautorizuar.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihet në barrë.