Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, B.K., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit, Damka në cilësinë e ministrit dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se nga 16.08.2021 deri më 24 mars 2022 kanë tejkaluar kompetencat ligjore me qëllim të përfitimit për dy organizata qeveritare.
“Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Prokuroria tha se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe t’iu shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efetkiv.
The post Aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro appeared first on Klan Kosova.