Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se dy të pandehurit, J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.
Sipas aktakuzës, ata në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake e policore serbe, kanë kryer vrasjen e dy civilëve shqiptarë, R.E dhe M.H.
Po ashtu, akuzohen për dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave, si dhe për plaçkitjen e pasurisë së tyre.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për autoritetet e drejtësisë kosovare.
“Institucioni i akuzës theksoi se mbetet i përkushtuar në ndjekjen e krimeve të luftës për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të garantuar llogaridhënie sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
The post Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kosovë appeared first on Klan Kosova.