Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje “Hyrja në sisteme kompjuterike” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit”.


Në njoftim thuhet se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/