Aktakuzë nda dy personave për fajde dhe shpëlarje parash, dëmi mbi 6.3 milionë euro

Aktakuzë nda dy personave për fajde dhe shpëlarje parash, dëmi mbi 6.3 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, B.M dhe Q.M, për disa vepra të rënda penale, përfshirë fajden, shpëlarjen e parave, falsifikimin e dokumenteve, mashtrimin dhe kanosjen.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020, të pandehurit kanë dhënë para me fajde disa herë ndaj një të dëmtuari, duke kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë së tij në këmbim të shërbimeve të ndryshme.

Për shkak se i dëmtuari nuk ka arritur të kthejë mjetet financiare, B.M dhe Q.M dyshohet se ia kanë tjetërsuar pronën në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, Prokuroria thotë se të pandehurit, në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktivitete kriminale, kanë tentuar ta konvertojnë dhe ta fshehin vlerën reale me qëllim përfitimi financiar. Si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarit janë dëmtuar në vlerë prej 6.3 milionë euro.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kryera në mënyrë të kundërligjshme.

 

The post Aktakuzë nda dy personave për fajde dhe shpëlarje parash, dëmi mbi 6.3 milionë euro appeared first on Klan Kosova.