Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë: “A ju nxonen prapë a? Të jeni krenarë “trimat” e VV-së. Bonja tag Faruk Mujkës në foton me Albinin”.
Mujka dhe Muzliukaj dyshohet se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
”Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
125 mijë euro dëm, Specialja ngre aktakuzë për keqpërdorime ndaj Mujkës dhe Muzliukajt
The post Aktakuza ndaj Mujkës dhe Muzliukajt, reagon Zemaj: A ju zunë prapë a? appeared first on Klan Kosova.