Aksioni në ndërtimtari, Prokurorja: Punëtorët pa pajisje mbrojtëse në shumicën e objekteve (VIDEO)

Prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë një operacion të gjerë në mbi 10 lokacione përfshirë katër komuna, me qëllim evidentimin e shkeljeve në sektorin e ndërtimtarisë.

Lidhur me këtë aksion në komunën e Klinës, ka folur prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri, e cila theksoi se prej mëngjesit tre prokurorë janë angazhuar në terren për të inspektuar projektet ndërtimore në këtë komunë.

“Deri tani kemi inspektuar katër vendpunime, dhe veçanërisht në njërin prej tyre kemi hasur në shkelje serioze të sigurisë në punë nga ana e punëkryesve. Probleme janë evidentuar sidomos te skeletët mbrojtës përreth objekteve si dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët”, deklaroi Nallbani Gacaferri, në një intervistë me gazetaren Altiana Zogaj.

Sipas saj, asnjë nga vendpunimet e inspektuara deri më tani nuk i ka plotësuar të gjitha standardet e sigurisë dhe ligjshmërisë, ndërsa shkeljet më të shpeshta kanë qenë mungesa e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët në të gjitha projektet e inspektuara./Klankosova.tv

 

 

The post Aksioni në ndërtimtari, Prokurorja: Punëtorët pa pajisje mbrojtëse në shumicën e objekteve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.