E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAksioni me katër të arrestuar në Pejë, pritet kërkesa për paraburgim (VIDEO)

Aksioni me katër të arrestuar në Pejë, pritet kërkesa për paraburgim (VIDEO)

Korrespodenti nga Peja, Valdrin Daci ka dhënë detaje mbi arrestimin e djeshëm të katër personave për veprën penale “detyrim”.

Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar një personi posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij.

Për këtë ngjarje, Daci raportoi se së shpejti pritet të bëhet edhe kërkesa për paraburgim ndaj katër të dyshuarve.

“Dje në qytetin e Pejës, në një lokal ka zbarkuar policia qendrore e cila në bashkëpunim me prokurorinë e ka bërë lokalizimin e një rasti dhe ka arrestuar katër persona. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “detyrim”. Ata dyshohen se e kanë detyruar një person që t’i japin 30 mijë euro atyre, për ta shfrytëzuar tokën e cila ishte në emër të tij. Për këtë rast, prokuroria në Pejë, ka dhënë detaje përmes një video ku thuhej se rasti është denoncuar nga një qytetar dhe më pas policia është angazhuar për t’u marrë më tutje me këtë rast. Ata në mesditë u arrestuan në aksionin e policisë dhe u shoqëruan në stacionin policor dhe janë ndaluar për 48 orë. Pritet të kërkohet masa për zbatimin e paraburgimit. Kjo ka qenë ngjarja e ditës në Pejë”, tha Daci në “Ora 7” të Klan Kosovës.

Katër të arrestuar në Pejë, detyruan një person të paguajë 30 mijë euro për pronën e vet (PAMJE)

The post Aksioni me katër të arrestuar në Pejë, pritet kërkesa për paraburgim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT