Po vazhdojnë kërkimet gjatë mbrëmjes për të humburin në Zatriq të Rahovecit, Alush Kastrati.
Ekipet e Kërkim Shpëtimit kanë njoftuar se Alushi ka pasur probleme me demencën dhe nuk është kthyer pas daljes për të ecur.
“Personi i humbur ka pasur probleme me demencën dhe kur ka dal të hec nuk është kthyer më. Këta persona janë të tillë, vetëm hecin dhe nuk ndalen, deri kur nuk mund të vazhdojnë më”, thanë nga Ekipi i Kërkim Shpëtimit.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi
Në terren është edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.


