E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeAksion në Mitrovicë: Armatim, marihuanë e kokainë - ja çka tjetër u...

Aksion në Mitrovicë: Armatim, marihuanë e kokainë – ja çka tjetër u gjet? (VIDEO)

Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, kanë zhvilluar një operacion në fshatin Rekë, ku kanë bastisur një shtëpi dhe objektet përcjellëse.

Operacioni u realizua në asistim të një patrulle policore të Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar:

8 qese me kokainë (8.8 gram)

75 qese me marihuanë (106.3 gram)

17 fara të Kanabis Sativa

8 fishekë të kalibrit 7.92×57 mm

1 peshore digjitale

1 mulli për bluarjen e marihuanës

1010 euro para të gatshme.

Policia realizon kontroll në Mitrovicë të Jugut, sekuestron narkotikë dhe dëshmi tjera

I dyshuari nuk ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes, por i është lënë ftesë për t’u paraqitur në Polici për t’u marrë në pyetje.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon më poshtë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498