E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAksion në Ministrinë e Mjedisit, dyshime për keqpërdorim detyre - Policia jep...

Aksion në Ministrinë e Mjedisit, dyshime për keqpërdorim detyre – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Sinjalin ndërhyrjen policore, duke bërë të ditur se veprimet po kryhen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe se janë të lidhura me hetime që kanë në shënjestër disa persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT