Monday, January 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arreston dy persona të...

Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arreston dy persona të dyshuar

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim në prokurorim publik, A.G dhe R.Z.

Sipas Prokurorisë, A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”, transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.

“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, Prokuroria ka bërë të ditur se në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT