E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizAksion kundër lojërave të fatit e trafikut të drogës, disa të arrestuar...

Aksion kundër lojërave të fatit e trafikut të drogës, disa të arrestuar në Gjirokastër

Gjykata e Gjirokastrës ka miratuar masat e sigurisë për 10 persona për disa vepra penale, përfshirë “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Përkrahje e autorit të veprës penale” dhe “Moskallëzim krimi”.

Nisur nga hetimet, kjo gjykatë ka miratuar masat e sigurimit për 10 shtetas si dhe kontrolle në një subjekt lokal.

“Ndërkohë që këtë të martë, u ekzekutuan masat e sigurimit personal, duke përfshirë: “Arrest me burg” për shtetasit me iniciale B.H., M.A., E.S. “Arrest në shtëpi” për shtetasit me iniciale I.A., G.K”.

“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit me iniciale D.H., DH.L Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale B.H., D.H., dhe E.P. Vijojnë hetimet teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT