Tetë persona janë hasur nga policia në një lokal në Fushë Kosovë duke luajtur poker e lojëra tjera lojëra të ndaluara përmes kompjuterit.
Dy prej tyre, pronari i lokalit dhe një dëshmitar janë shoqëruar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martes në Fushë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 45 pako me letra pokeri, një valixhe dhe 5 çanta me qipsa-fisha pokeri dhe dy shtëpiza dhe DVR të kamerave.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar dhe cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
The post Aksion kundër bixhozit në Fushë Kosovë, dy persona shoqërohen në polici appeared first on Klan Kosova.