E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAksion i Prokurorisë në Pejë dhe Policisë, kapen në flagrancë tre të...

Aksion i Prokurorisë në Pejë dhe Policisë, kapen në flagrancë tre të dyshuar për detyrim

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot aksion në dalje të Pejës, që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme, të përfshirë në veprën penale “Detyrimi”, raporton Klankosova.tv

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se janë zbatuar edhe masat e veçanta, si dhe është kapur edhe një i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

“Pas zbatimit të masave të veçanta, janë kapur në flagrancë katër persona, tre për detyrim, 1 për armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit do të ndalohen me urdhër të Prokuroprit të Shtetit.”, tha ai për Klankosova.tv

 

The post Aksion i Prokurorisë në Pejë dhe Policisë, kapen në flagrancë tre të dyshuar për detyrim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT