Aksion i Policisë në tri komunat veriore, çka u gjet në to? (VIDEO)

Aksion i Policisë në tri komunat veriore, çka u gjet në to? (VIDEO)

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në tri komuna veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Si rezultat i këtij aksioni, janë realizuar disa bastisje dhe janë konfiskuar armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Në Zveçan, gjatë kontrollit në një lokacion të dyshuar, policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrikë, katër karikatorë, 700 fishekë dhe dy bajoneta. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person 73-vjeçar.

Gazetari Urall Boshnjaku, në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, tha se bastisje janë kryer në të tri komunat veriore.

“Janë kryer disa bastisje në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në të gjitha këto lokacione policia ka zhvilluar hetime, por nuk ka pasur arrestime të tjera përveç një personi 73-vjeçar, te i cili është gjetur dhe konfiskuar municion i shumtë”, theksoi ai.

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

 

The post Aksion i Policisë në tri komunat veriore, çka u gjet në to? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.