Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona në pranga – i kapen armë e municion

Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona në pranga – i kapen armë e municion

Policia në Gjilan, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Policia njofton se aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit ku janë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

  • Para në vlerë 8700 Euro
  • 1 (një) Granatë dore
  • 1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm
  • 145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm
  • 1 (një) karikator
  • 201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm
  • 1 (një) sprej piper
  • 1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm
  • 1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Marihuanë me peshë 1.1 gr.

The post Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona në pranga – i kapen armë e municion appeared first on Klan Kosova.