Gjatë ditës së sotme, në Ferizaj, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontrolle në dy barnatore dhe dy banesa, pas pranimit të informacioneve nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës, raporton Sinjali.
Gjatë kontrollit, është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme, të strehuara në kushte të mjerueshme, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.
Për këto gjetje është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, dhe me urdhër të Prokurorit, zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës po intervistojnë pronarin e barnatoreve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!