Një aksident trafiku ka ndodhur në mesnatë, rreth orës 00:43, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek nënkalimi në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të Shqipërisë, ku dyshohet se shoferi e ka shkaktuar aksidentin si pasojë e lëvizjes së pakujdesshme.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek pasagjeri.
“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’, tek nënkalimi ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë e lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës,” tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!