Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Pejë.
Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, njofton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, tha Rugova për Klankosova.tv.
The post Aksidentohet vetura me motoçikletën, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.