E shtunë, 26 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAksidentohet autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll – Indeksonline.net

Aksidentohet autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll – Indeksonline.net

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

Autobusi ku udhëtonin vajzat është përplasur, ndërsa aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar dhe lagështisë në rrugë, siç shihet në videon e postuar nga Top Channel.

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Vajzat që kanë pësuar dëmtime të lehta janë transportuar drejt spitalit.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT