Sunday, March 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidenti tragjik në KEK: Familja Sadiku ia fal gjakun familjes Shala

Aksidenti tragjik në KEK: Familja Sadiku ia fal gjakun familjes Shala

Më 27 shkurt 2026, rreth orës 10:00, në hapësirat e Termocentralit “Kosova B” në Obiliq, ndodhi një aksident trafiku me fatalitet, ku mbeti i vdekur Migjen Sadiku, pasi dyshohet se u godit nga një kamion.

E sot është mbajtur edhe ceremonia mortore për të ndjerin, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, Klankosova.tv.

Në mesin e tyre ishin të afërmit e viktimës, por edhe pjesëtarë të familjes Shala, familje nga e cila vjen shoferi i kamionit që dyshohet se e goditi Sadikun aksidentalisht për vdekje.

Kjo për faktin se familja Sadiku kishte vendosur t’ia falte gjakun e djalit të tyre familjes Shala.

“Pas aksidentit tragjik ku humbi jetën djali ynë i dashur, familja Sadiku nga zemra dhe me besim në Zot vendos të falë gjakun e djalit tonë familjes Shala nga Drenica”.

“Këtë vendim e marrim me dhimbje të madhe, por me ndërgjegje të pastër, duke besuar se falja është vlera më e lartë njerëzore dhe rruga më e drejtë për paqe e qetësi shpirtërore”.

“Zoti e mëshiroftë djalin tonë dhe na dhëntë forcë të gjithëve për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.

“Lutemi që ky akt faljeje të shërbejë si shembull i mirëkuptimit dhe humanizmit mes njerëzve”, u tha në mesazhin e familjes Sadiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT