Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
Kompania e autobusit “Pranvera Tours” ka reaguar lidhur me rastin, duke bërë të ditur se viktima është shoferi i veturës.
“Ndërsa pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.
Tutje, kompania ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë disa fotografi nga aksidenti me fatalitet të siguruara nga Klan Kosova.
The post Aksidenti tragjik në Dollc, reagon kompania turistike: Shoferi dhe pasagjerët jashtë rrezikut appeared first on Klan Kosova.