Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe ka persona të lënduar lehtë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Policia ka menaxhuar situatën në vendin e ngjarjes. Të lënduarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore”,ka deklaruar Bytyçi.
The post Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë appeared first on Klan Kosova.