Aksidenti në Peran të Podujevës, dy persona të lënduar

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Peran të Podujevës, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Pamje nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Gazeta Sinjali tregojnë dëme materiale të konsiderueshme në të dy automjetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/