Një aksident mes dy veturave ka ndodhur këtë të diel në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është lënduar lehtë.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në ora 16:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.
Aksident zinxhiror në Bibaj të Ferizajt, policia në vendin e ngjarjes
The post Aksidenti në Bibaj të Ferizajt, lëndohet lehtë një person appeared first on Klan Kosova.