E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAksidenti me dy viktima në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal...

Aksidenti me dy viktima në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha

Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha.

Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent, Valdrin Daci për “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Ai tregon se falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet , i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi.

Viktimat ishin babë e birë, Mehmet dhe Arbër Kelmendi.

Sipas Dacit, pas varrimit të viktimës së dytë, Mehmetit, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit, familja Kelmendi zgjati dorën dhe ia fali gjakun familjes Berisha dhe djalit të tyre 26-vjeçar. /klankosova.tv

E rëndë: Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

The post Aksidenti me dy viktima në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT