Aksidenti fatal në Gjakovë, dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes

Aksidenti fatal në Gjakovë, dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj dyshohet se vdiq si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur.

Kështu kanë bërë të ditur burime brenda policisë për Klankosova.tv.

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.

Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës u tha se në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Godet rrethojën metalike dhe përfundon në restorant, vdes shoferi në Gjakovë

The post Aksidenti fatal në Gjakovë, dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes appeared first on Klan Kosova.